Simulim: Kategoria Bazë - Versioni 2019 (A1, A2, B1, B)

Sinjali në figurë është një sinjal vertikal që paralajmëron rrezik.

 

Sinjali në figurë na detyron të rrisim shpejtësinë e lëvizjes.

 

Në prani të sinjalit në figurë lejohet qarkullimi i mjeteve me dy rrota.

 

Sinjali në figurë ndalim qarkullimin e mjeteve me peshe faktike mbi 7 tonë.

 

Sinjali në figurë është detyron kthimin djathtas.

 

Pas sinjalit në figurë lejohet qarkullimi edhe me shpejtësi më të vogël se 30 km/orë.

 

Sinjali në figurë tregon se po lëvizim në një rrugë që pas 320 metër duhet të japim përparësi.

 

Në prani të sinjalit në figurë duhet të kufizojmë shpejtësinë dhe të tregojmë kujdes gjatë lëvizjes.

 

Sinjalistika në figurë është e ndërtuar jashtë sipërfaqes së rrugës.

 

Në rrugën interurbane si ajo e paraqitur në figurë, mund të kryejmë parakalimin edhe kur një mjet ka filluar përpara nesh këtë manovër.

 

Kur në semafor ndizet drita jeshile, drejtuesi i mjetit mund te vazhdoje lëvizjen drejt.

 

Sinjalet ndriçuese të paraqitura në figurë janë të vlefshme edhe për këmbësorët.

 

Shpejtësia maksimale e lejuar për autoveturat në rrugë interurbane kryesore është 90 km/orë.

 

Drejtuesi i mjetit ndalohet të kapërcejë kalimin në nivel kur gjysmëbarrierat janë duke u hapur.

 

Largësia e sigurisë ndërmjet mjeteve duhet të respektohet vetëm kur lëvizim me shpejtësi të mëdha.

 

Për të shmangur rrëshqitjen e mjetit është e nevojshme që në momentin e frenimit të zvogëlohet forca shtypëse mbi pedalin e frenimit.

 

Sipas sinjalistikës në figurë, mjetet A dhe G kanë kaluar kryqëzimin në rregull.

 

Kur kemi ndërmend të ndryshojmë korsi, duhet të sigurohemi që vija e ndarjes së korsive të jetë e ndërprerë.

 

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti A duhet të presë të kalojë mjeti D.

 

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti P e ka përshkruar kryqëzimin gabim.

 

Ndalohet parakalimi në korsitë e ngadalësimit.

 

Parakalimi në rrugë urbane bëhet duke kaluar shpejtësinë prej 50 km/orë.

 

Ndalohet qarkullimi në autostrada i të gjithë motorëve me cilindratë më të vogël se 250 cm³.

 

Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut vendoset mbi ngarkesën që mund të ketë rënë në karrexhatë.

 

Kontrolli teknik u kryhet vetëm mjeteve rrugore me motor.

 

Airbagu është i nevojshëm vetëm në rrugët jashtë qytetit.

 

Dhënia e ndihmës për një të aksidentuar në rrugë është detyrim i Kodit Penal, i cili dënon mosdhënien e ndihmës.

 

Në rast aksidenti, ai që jep ndihmën duhet të sigurojë dhe sinjalizojë sa më mirë zonën e aksidentit.

 

Ndalohet të drejtojmë mjete kur vuajmë nga sëmundje që e pengojnë drejtimin e tij.

 

Përdorimi i substancave narkotike ndikon pozitivisht në drejtimin e mjetit.

 

Autostrada është e rezervuar për qarkullimin e disa kategori mjetesh me motor.

 

Sinjali në figurë tregon kufijtë e shpejtësisë për kamionët dhe autobusët.

 

Sinjali në figurë tregon detyrim për kthim nga e djathta.

 

Peneli plotësues A në figurë, i vendosur poshtë një sinjali rreziku, tregon se gjatësia e pjesës së rrezikshme të rrugës është 380 metër.

 

Kur nis mjetin nga vendi, drejtuesi duhet të shkelë pedalin e gazit deri në fund dhe të lirojë menjëherë pedalin e friksionit që të niset sa më shpejt.

 

Simboli i paraqitur në figurë vendoset mbi butonin që aktivizon sinjalin zanor të mjetit (boria).

 

Me lejedrejtimi të kategorisë A lejohet të drejtohen motorët me kosh.

 

Kompania siguruese që dëmshpërblen dëmet nga një aksident rrugor mbështetet në dokumentacionin e bërë nga komisioni i vlerësimit të dëmeve.

 

Ndërrimi i filtrit të ajrit zvogëlon ndotjen e mjedisit.

 

Gomat e mjeteve me pjesën ballore (me badistradë) tepër të konsumuar rritin mundësinë e rrëshqitjes në kthesa.