Simulim: Kategoria Mallra - Versioni 2018 (C1, C)

Kohëzgjatja ditore e drejtimit të kamionit, për një drejtues, mund të jetë e ndarë në 2 periudha drejtimi të pandërprera, secila prej 4 orë e 30 minuta

 

Periudha e pushimit ditore lejohet te reduktohet te një minimum prej 9 ore, por jo me shume se 3 here ne jave

 

Tahografi, vendoset vetëm në autobusët e shërbimit interurban

 

Tahografi dixhital regjistron edhe periudhën e pushimit të drejtuesit të mjetit

 

Transporti i mallrave për nevoja të veta, brenda vendit, i sendeve dhe lëndëve të forcave të armatosura, bëhet pa certifikatë transporti

 

Mallrat që transportohen brenda vendit pa pasur nevojë që mjeti të pajiset me certifikate transporti, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për transportin

 

Në lejen e qarkullimit të kamionit shënohen përmasat gabarite të tij

 

Fatura e mallit që transportohet është dokument që drejtuesi i mjetit duhet ta ketë me vete kur qarkullon me mjet

 

Në rast aksidenti rrugor, kur ka vetëm dëme materiale, drejtuesi i mjetit duhet të shmangë pengimin e qarkullimit, aty ku është e mundur

 

Në rast se në një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe i dëmtuari paraqet djegie, duhet të mos hiqen mbetje të mundshme të veshjeve të ngjitura në pjesët e djegura

 

Shënimi M+S mbi sipërfaqen e gomës tregon se ajo është projektuar për tu përdorë në prani të baltës dhe borës

 

Kur gomat e mjetit janë konsumuar tej kufirit të lejuar, për të garantuar sigurinë në qarkullim dhe për të shmangur aksidentet, duhet të zëvendësohen me të reja

 

Shpejtësia maksimale e lejuar e një kamioni me peshë të përgjithshme deri në 12 ton në autostrada është 90 km/orë

 

Pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë, nuk mund të jetë më e madhe se 8 ton për aks, për mjetet me dy akse

 

Gjatësia e nevojshme për parakalim përcaktohet duke marrë parasysh edhe shpejtësinë e mjetit që duam të parakalojmë

 

Gjatë lëvizjes me autotren në kthesë, duhet që shpejtësia e lëvizjes të mos jetë më e madhe se 70 km/orë nëse largësia e fushëpamjes është deri 49 metra

 

Ngarkesa e vendosur në mjet lejohet të zvarritet përtokë, në qoftë se pjesërisht është e mbajtur nga rrotat

 

Mjeti nuk mund të vazhdojë udhëtimin, nëse dalja gjatësore e ngarkesës nuk është sinjalizuar nëpërmjet tre apo më shumë paneleve speciale katërkëndore të veshura me material fluoreshent e reflektues

 

Për të bërë shkëputjen e tërheqësit nga gjysmërimorkioja, pas aktivizimit të mekanizmit të qëndrimit, duhet bërë shkëputja e linjave të ajrit dhe atyre elektrike

 

Çdo makinë teknologjike që tërhiqet, me peshë të përgjithshme më të madhe se 6 ton, duhet të ketë sistem frenash shërbimi joinercial (sistem frenimi me ajër) që vepron në të gjitha rrotat

 

Boshti me gunga, në sistemin e shpërndarjes së gazrave, merr lëvizjen nga kutia e shpejtësisë

 

Bateria prodhon energji elektrike me rrymë alternative

 

Vaisja e motorëve me djegie të brendshme, për një pjesë detalesh, mund të bëhet me dërgim të vajit me spërkatje

 

Motori me djegie të brendshme i automjetit mund të nxehet në mënyrë të menjëhershme nëse termostati nuk funksionon

 

Balestrat zvogëlojnë ngarkesat goditëse që transmetohen nga ura në shasi

 

Kapja e gomave të mjetit me rrugën zvogëlohet kur janë konsumuar lulet e tyre

 

Përforcuesi në sistemin e drejtimit shërben për të lehtësuar manovrimin e automjetit në lëvizje

 

Grupi i timonit është pjesë përbërëse e sistemit të drejtimit të automjetit

 

Nëse dinamoja nuk e karikon baterinë, shkak mund të jetë defektimi i dinamos

 

Ekuilibrimi i rrotave të automjeteve bëhet vetëm për disqet e aluminit të autoveturave

 

Ndërrimi i vajit të motorit pas riparimit të motorit duhet të bëhet më shpejt se zakonisht

 

Për të mbajtur sistemin e drejtimit në gjendje të mirë teknike mjafton të bëhet kontrolli i herëpashershëm i grupit të timonit

 

Fatura për shoqërimin e mallit përmban datën dhe vendin në të cilën ajo është përpiluar

 

Nëse malli është i paketuar, fatura për shoqërimin e tij përmban edhe numrin e pakove, shenjat dalluese dhe numrat e tyre të veçantë

 

Kur blejmë goma të reja për mjetin është e nevojshme që të peshohet goma

 

Cilido që qarkullon me një mjet që është i pajisur me tahograf, por nuk është futur karta e tahografit të drejtuesit, ndëshkohet me gjobë dhe me masë administrative plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit

 

Kur blejmë goma të reja për mjetin duhet të kontrollojmë treguesin e shpejtësisë

 

Frenimet e shpeshta dhe të ashpra ndikojnë në konsumimin jo uniform të gomave të automjetit

 

Kur qarkullohet me automjet të pa pajisur me leje qarkullimi masa administrative është vetëm gjobë

 

Gjatësia maksimale e autokampeve, duke përfshirë edhe ngarkesën, mund të jetë më e madhe se 8 metër