Simulim: Normat e Sjelljes (Normat e Sjelljes)
Autoshkolla Shpata

Sinjali në figurë, si rregull, në rrugë interurbane është 150 metër para pjesës ku fillon deformimi i rrugës.

 

Sinjali në figurë duhet të respektohet vetëm natën.

 

Sinjali në figurë na detyron tu japim përparësis në kryqëzim, mjeteve që vijnë nga e majta dhe nga e djathta.

 

Sinjalistika në figurë mund të shkelet nga mjetet "taksi".

 

Sinjalistika në figurë tregon karrexhatë me dy sense lëvizje, me vendkalim për këmbësorë dhe me vende për parkimin e mjeteve.

 

Semafori në figurë, me fenerin jeshil të ndezur, lejon kalimin e këmbësorëve.

 

Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë duke pasur parasysh vetëm sigurinë e personave që transportohen.

 

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të ngadalësohet, kur këmbimi me mjetet përballë është i vështirë.

 

Për të garantuar ndalimin e mjetit në distancën më të vogël të mundshme, gjatë frenimit duhet të ingranojmë marshin më të lartë për lëvizje.

 

Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme të shmangen rritjet e menjëhershme të shpejtësisë.

 

Sipas sinjalistikës në figurë, ndalohet që mjeti të kryejë manovrën e kthimit në vend.

 

Në prani të sinjalit “Jep përparësi” është e detyrueshme të japësh përparësi nga e majta dhe nga e djathta.

 

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti A duhet ta kalojë para mjetit D.

 

Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti C kalon para mjetit A.

 

Ndalohet parakalimi në kushtet e motit me shi.

 

Para se të parakalojmë duhet të sigurohemi që fushëpamja të jetë e mjaftueshme.

 

Ndalohet qarkullimi në autostrada i mjeteve me ngarkesa të hapura, të pasistemuara mirë dhe që mund të derdhen.

 

Ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet duhet të jenë të pajisur me sistemin e shikimit prapa.

 

Në rast se pas nje aksidenti ka materiale të rrëshqitshme mbi karrexhatë, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë.

 

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit e bën atë më vigjilent dhe të kujdesshëm.

 

Sinjali në figurë ndalon manovrat e kthimit të sensit dhe të lëvizjes prapa.

 

Sinjali në figurë tregon se për të shkuar në Durrës duhet të përshkojmë edhe 35 km.

 

Sinjali në figurë tregon kalim të detyruar nga e djathta e mjetit punues në rrugë, mbi të cilin është i vendosur ky sinjal.

 

Sinjali në figurë sinjalizon se shumë afër ndodhet një pallat sporti për lojëra olimpike.

 

Vend parkimi i autorizuar për mjetet “TAKSI” kufizohet me vijë të verdhë.

 

Qëndrimi i mjetit lejohet, si rregull, përgjatë krahut të djathtë të karrexhatës.

 

Përdorimi i sinjaleve treguese të drejtimit është i detyrueshëm kur ndalojmë për shkak të ndërprerjes së qarkullimit.

 

Targa e pasme duhet të jetë e ndriçuar natën për të qenë e dallueshme.

 

Një nga kushtet për t’u pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B1 është që personi të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

 

Drejtuesi i automjetit duhet të paraqesë, sipas kërkesës së punonjësit të policisë, certifikatën e sigurimit të mjetit.